Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për dy muaj edhe ndaj të dyshuarit I.P., i cili akuzohet për grisjen e librit të shenjtë të fesë islame – Kuranit, më 3 mars 2025 në Prizren.
Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigjeje të udhëheqëses së Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, dërguar për Arbresh.info.
Sipas Gashit, vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit është marrë më 3 prill 2025.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 03.04.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.P., i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...