Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në Komunën e Deçanit ku një i ri nga pakujdesia ka vrarë aksidentalisht babanë e tij.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar, ndërsa janë autorizuar edhe veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera hetimore”, thuhet në komunikatë.
Erdonit Hasanramajn dyshohet se nga pakujdesia vrau aksidentalisht me armë zjarri babanë e tij, Shpend Hasanramaj.
LEXO EDHE:
Tragjike: Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...