Tragjike: Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

15:15 | 23 Korrik 2026
E.G

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:43.

“Sot, rreth orës 13:43, Policia është informuar se në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një person ka mbetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes është fgjet edhe një armë zjarri. “, ka deklaruar Rugova për IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore dhe prokurori i rastit, të cilët po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore.