Zjarr në një shtëpi në Prishtinë

11:40 | 3 Gusht 2026
E.G

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Sheshi i Arbërit”.

Lidhur me rastin është deklaruar zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra.

“Bëhet fjalë për një shtëpi njëkatëshe. Dyshohet se zjarri ka shpërthy në sallon. Ekipi ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë zjarrin nën kontroll. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale”, deklaroi Shkodra për Klankosova.tv.

“Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit pasi që ne nuk mund t’i përcaktojmë ato. Kjo mbetet të shihet pas hetimeve që do të zhvillohen për rastin në fjalë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale