“I kyçur në krim që një kohë të gjatë”, Sveçla jep detaje të reja për gjetjen e armatimit në pronën e Arsenijeviq

11:20 | 23 Qershor 2025
E.G

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për rastin e djeshëm ku në pronat e politikanit Aleksandar Arsenijeviq në Zveçan, Policia e Kosovës gjeti arsenal armësh.

Për këtë, para seancës konstituive, Sveçla tha se janë tri prona të tij dhe familjes që janë bastisur dje.

Aty ai tha se janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, e poashtu edhe një antiplub, që sipas tij tregon se ka qenë i kyçur në krim.

“Tri prona të tij dhe familjes janë bastis dje. Ndër të tjera janë gjetur edhe pajisje për mining, dhe kryptovaluta që është shkelje doganore. Një jekek antiplub dhe disa gjëra tjera, gjë që tregon që ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, tha Sveçla.

Ai tha se politikani serb Aleksandar Arsenijeviq do të arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Kosovës.

Para mediave, Sveçla tha se Arsenijeviq aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se organet e rendit janë në kërkim për të.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim. Në momentit që vjen në territorin e Kosovës do të ndalet dhe më pas i kalohet organeve kompetente”, tha ai.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës ka realizuar aksion në fshatin Vallaq të Zveçani, ku janë gjetur arsenal armësh të fshehura në një stallë.

Sveçla ka publikuar një video ka aksioni, teksa ka bërë të ditur se objekti ku janë gjetur armët i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic./Arbresh.info/

Policia kap armë, granata dhe municion të fshehura në një stallë në Vallaq të Zveçanit