Pak ditë para vitit të ri, Lotaria e Kosovës vendosi që të lëshojë një shumë të madhe të parave. Por, fituesi i Joker-it nuk është paraqitur në zyrat e lotarisë.
Në lojën Joker, xhiroja 102 e luajtur më 22 dhjetor 2018, ka pasur një fitues me Joker 6 në shumë prej 72,803.42 eurove. Por, fituesi nuk është paraqitur në afatin e paraparë kohor për t’i tërhequr ato.
Pasi fituesi nuk është paraqitur, paratë janë bartur.
“Siç parashihet me Ligjin për lojërat e fatit, neni 17 paragrafi 11; tërheqja e fitimeve duhet të në afat kohor prej gjashtëdhjetë ditësh nga data e shpalljes së fituesit. Në rastin e lartëpërmendur, fituesi nuk është paraqitur që të bëjë tërheqjen e shumës së fituar dhe afati kohor prej gjashtëdhjetë ditësh ka kaluar”, thuhet në raportin e Lotarisë së Kosovës të cilin e ka parë lajmi.net.
Ky institucion thotë se ka vepruar në bazë të Ligjit për lojërat e fatit, bazuar në nenin 17, paragrafi 22 dhe 33 dhe Komisioni i caktuar për këtë rast ka marrë vendim që shuma e lartëcekur të ju kthehet pjesëmarrësve të Lotarisë së Kosovës duke u bartur në fondin e fitimit për lojërat Loto dhe Joker. /Lajmi.net/
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...