Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka reaguar pasi procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah parregullësi ku disa kandidatëve i janë prekur apo ndryshuar votat.
Në një postim në Facebook, Selmanaj tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit i ka quajtur manipulim industrial, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se është rinumërimi në të gjithë Kosovën është i domosdoshëm.
“Fatkeqësisht këtij skenari nuk i ka shpëtuar as lista e kandidatëve të LDK-së, përfshirë dhe mua si kandidatë për deputet. Unë si kandidat për deputet dhe si kryetar i Degës së LDK-së në Prizren distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Selmanaj../Arbresh.info
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...