Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 00:22 në fshatin Hereq në Gjakovë kanë arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng
Sipas policisë, tri gra dhe një burrë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Fsh. Hereq, Gjakovë, 14.03.2021-00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç ‘rast tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...