Një person në Ferizaj rreth orës 01:00 të mëngjesit në gjendje të dehur ka sulmuar dy mjek kujdestar në Emergjencën Primare.
Policia e Ferizajt, menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.
“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur me 1.13 promila, i testuar me alkool test”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./arbresh.info/
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla