Burime të Gazetës Express brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se Zëvendësministrit Musa Cena i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Cena u arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se kishte marrë ryshfet dhe keqpërdorur pozitën zyrtare. Ramush Haradinaj ende nuk e ka shkarkuar derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës s’ka lëshuar asnjë reagim.
Shumë shpejt pritet të publikohet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin do t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.
Burime të Express kanë thënë se vendimi i Gjykatës do të jetë në favor të kërkesës së Prokurorisë e cila ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin e Qeverisë i arrestuar të shtunën mbrëma teksa ishte duke u marrë me ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bashkë me Zëvendësministrin janë arrestuar edhe Nysret Shala zyrtar në Komunën e Rahovecit, dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie private.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka shkarkuar zyrtarin e zënë të zhytur në ryshfet.
As AAK’ja e Ramush Haradinajt nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë skandal të zyrtarit të tyre./Express/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë