Ndërrimi i shtyllave elektrike ka qenë fatal për një punëtor në komunën e Malishevës.
Punëtori i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t’i ndërruar shtyllat elektrike në fshatin Banjë, ka vdekur pasi gjatë largimit të shtyllave të vjetra njëra nga to i ka rënë në kokë.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.
Ai ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.
“Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat, me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin”, ka thënë Berisha për Insajderin.
Vdekjet në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti kanë arritur në 18.
Indoks kohë më parë ka publikuar dokumentarin “Ndërtim mbi gjak” . /Insajderi.com/
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...