Policia e Kosovës raporton se në fshatin Bubë të Zubin Potokut kanë ndaluar një veturë dhe një kamion e që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas policisë, në automjete gjendeshin një burrë dhe dy gra të nacionalitetit serb, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë liruar.
“Fsh.Bubë, Zubin Potok 20.10.2024-19:30. Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një mashkull dhe dy femra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...