Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, do të hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.
Këto komente ministri Murati i bëri në Facebook, ku e ka quajtur këtë si një ndryshim tjetër me rëndësi.
“Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte)”, shkruan Murati.
Tutje ai thotë se me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...