Policia e Kosovës, konkretisht nёn Stacioni Policor nё Vitomiricё-Pejё, ka pranuar informatё nga viktima se ne fshatin Vitomericë-Pejё, me datё 04.08.2020, persona të dyshuar kanë tentuar për të vjedhur dy televizorë pronë e viktimës, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të njësiteve policore, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me ç’rast të dyshuarve iu është pamundësuar vjedhja e televizorëve.
Në të njëjtën datë i dyshuari, Q. Z. i lindur me 1995 m/ Kosovar, ka hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Novosellë – Pejë, dhe sipas viktimës aty ka vjedhur të holla në shumë prej Pesë mijë (5000) Dollar Amerikan.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 06.08.2020, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarin e këtij rasti.
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...