“Nganjëherë mendoj se Kosova është vendi i 51 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Christopher Hyland, para takimit me presidenten Osmani.
Para kamerës së portalit arbresh.info Hyland e vlerësoi lartë dekoratën që i ndau presidentja, Vjosa Osmani me Urdhrin dr. ‘Ibrahim Rugova’.
“Të nderohem me Urdhrin Ibrahim Rugova, për mua është dhuratë nga Zoti”, deklaroi Hyland në hollin e Kuvendit.
Ai ka vlerësuar lartë kontributin e Rugovës dhe diasporës shqiptare pas marrjes së dekoratës nga presidentja Osmani.
“Këta njerëz e meritojnë këtë dekoratë më shumë se unë”, deklaroi Hyland.
Në Kosovë, po qëndrojnë biznesmenë shqiptarë të diasporës, për të parë investimet e deritanishme dhe mundësitë për bashkëpunim me prodhues vendor./arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...