Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur dy pacientë me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.
Ai ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.
Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 114.
Ndërkaq, ka shkuar në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...