Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, njoftoi sot Policia e Kosovës.
Policia tha se të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:00, ka marrë informacionin se në fshatin Surkish të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A.S. (30 vjeç) dhe E.S. (23 vjeç).
Ata janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S.) nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00 Policia është njoftuar nga QKUK- se viktima ka vdekur.
“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, thuhet në komunikatën e Policisë./arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...