Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka shprehur ngushëllime familjes Bogujevci, për vdekjen e këngëtarit Ismet Bogujevci.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vepra e tij do të kujtohet brez pas brezi.
“Kolosi i këngës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci u nda nga jeta sot. Opusi i tij artistik i larmishëm i dha vlera të çmuara kulturës dhe folklorit shqiptar për shumë dekada, ndërsa këngët e tij mbushën me dashuri e frymëzim një shoqëri të tërë. Vepra e tij do të kujtohet breza pas brezi, por artisti i madh do t’i mungoj shumë skenës, të cilës ia dedikoi një jetë të tërë! Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë miqve”, shkruan Hoxhaj.
Ndryshe, sot ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci./arbresh.info/
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...