Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, tash e disa muaj ka aplikuar në tre Organizatat kryesore të Evropës së Bashkuar, siç janë Këshilli i Evropës, Bashkimin Evropian dhe në Aleancën veri Atlantik.
Por, aplikimin e Kosovës në këto organizata ndërkombëtare, Enveri Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë se as që mund të llogaritet marrja e statusit në KiE, pranimin në BE dhe marrjen e partneritetit me NATO-n, raporton Arbresh.info.
Kjo nuk do të ndodh sipas ish-kryediplomatit pasi që Kosova është nën sanksione dhe kjo tregon çartë se si e sheh aktualisht BE shtetin e Kosovës dhe Qeverinë e saj.
Ndërlidhje tjetër Hoxhaj bënë edhe me vendimin e ministrave të BE-së, të cilët morën vendim për ta rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it, që shndërrohet problem i sigurisë që mund të jetë parakusht për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Madje deputeti Hoxhaj tha se kjo politikë që po e ndjek kryeministri Kurti, nuk pret që do të ketë anëtarësime.
“Mjerisht Kosova është nën sanksione dhe këto sanksione nuk kanë vetëm efekt ekonomikë dhe financiar, por, tregojnë se si e sheh Bashkimi Evropian Kosovën. Dhe përderisa Kosova është nën sanksione nuk mund të llogaritet as që mund ta merr statusin e kandidatit për të cilin ka aplikuar, as që të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës, as të ndodh diçka nga marrja e partneritetit për paqe dhe hapja e dyerve drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj shkon aq larg sa që qeverinë e drejtuar nga kryeministri aktual e quan populliste që nuk mendon se si i bije mirë shtetit dhe qytetarëve, po ashtu se çfarë propagande duhet të ndodh me qëllim të merr sa më shumë vota./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit