Në 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar rëndësinë historike të këtij akti, të cilin e cilësoi si gurthemel të shtetit të Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar se miratimi i Kushtetutës më 7 shtator 1990 ishte një akt i madh guximi dhe vizioni politik që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“35 vjet më parë, në Kaçanik u vendosën themelet e shtetit tonë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt guximi dhe vizioni që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...