PAN-i i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja në vend. A do të jetë kjo shumicë e nevojshme e krijuar nga disa deputetë apo grupe parlamentare kjo mbetet të shihet, por ky koalicion nuk ka vija të kuqe për askënd.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendëskryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj
Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.
Gjatë kësaj interviste Hoxhaj ka thënë se pret që jo më larg se java e ardhshme të formohen edhe institucionet e reja nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjërën nga subjektet politike, madje u ka bërë thirrje të gjithave që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë. Më tutje zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për gjendjen në partinë e tij.
Ai ka treguar se kjo parti i ka analizuar me seriozitet rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, duke garantuar votuesin e tyre se ky rezultat do të jetë vetëm episodik.
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet