Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar edhe sonte në Podujevë në mbështetje të kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Naim Fetahu.
Ai ka thënë se llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre, e që është Naim Fetahu.
“Llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre. Edhe sonte, mbështetja për Naim Fetahun ishte e madhe dhe e zëshme.”, ka shkruar Hoxha.
Më tej, ai ka thënë se Naim Fetahu do të realizojë projektet të cilat nuk janë realizuar gjatë 20 viteve në qeversijen e LDK-së.
“Naimi, me mbështetjen e plotë të PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti. Podujeva do të ketë spital funksional, shkolla të denja me infrastrukturë përcjellëse dhe perspektivë për të rinjtë që po i largohen çdo ditë. Puna për të t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor.”, ka përfunduar kryetari në detyrë i PDK-së./arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...