Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, komentoi marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, nën prezencën e Presidentit Donald Trump.
Hoxhaj tha se në këtë marrëveshje ka pasur dhe një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia, por sipas tij, është hequr, pasi pala kosovare nuk ka insistuar.
“Në marrëveshjen e SHBA ka pasur një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo pikë është hequr, pasi nuk ka pasur insistim nga pala kosovare. Tani, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen, por duhet ta bëjë përgjegjëse Serbinë për çështjet gjeopolitike. Marrëveshja ka elementë të mirë, se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por dilema kryesore është mbajtja e Serbisë si përgjegjëse”, është shprehur ish-ministri Hoxhaj, në emisionin news24.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...