Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për çështjen e demarkacionit edhe brenda qeverisë së Kosovës ka dallime. Ai tha në RTK se tashmë është dërguar në Kuvend të Kosovës edhe marrëveshja e arritur në vitin 2015, por edhe të gjeturat e komisionit të vitit 2017.
Hoxhaj tha se nuk është bindur se komisioni të ketë sjell fakte të reja, ndonëse është një pjesë e deputetëve që kanë pikëpamje të ndryshme. Prandaj tha ai, duhet të gjetur instrumente diplomatike, ku ka mundësi të komunikimit me palën malazeze, ku mund të ofrojmë ndonjë zgjidhje, e cila zgjidhje realisht do të ishte bindëse për një pjesë të deputetëve se Kosova nuk humb territor.
Për mua shtoi ai, marrëveshja e vitit 2015 është në rregull, por deklaroi se “nëse dikush ka shqetësime se duhet të rishikohet dhe të trajtohen gjetjet e komisionit të vitit 2017 , ne si PDK jemi për një zgjidhje të tillë”.
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...