Deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit, regjisorit dhe shkrimtarit të njohur, Enver Petrovci.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar këtë humbje si një ditë të rëndë për artin dhe kulturën shqiptare.
“Lajm i rëndë për artin dhe kulturën tonë, sot u nda nga jeta aktori, regjisori dhe shkrimtari i shquar Enver Petrovci. Me talentin, energjinë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai i dha teatrit dhe filmit shqiptar një dimension të veçantë, duke mbetur gjithmonë një figurë frymëzuese për gjenerata të tëra artistësh e adhuruesish. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të pavdekshme”, ka shkruar Hoxhaj.
LEXO EDHE:
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...