Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për veprimet e Serbisë ndaj sportistëve dhe deputetëve të Kosovës, të cilëve sot u është ndaluar hyrja në Serbi për të marrë pjesë në dy evenimente të ndryshme. Ironikisht, dy veprimet anti-evropiane u bënë pikërisht në ditën e Evropës.
Brenda një dite Serbia ndaloi hyrjen e sportistëve kosovarë në territorin e Serbisë, duke ua pamundësuar pjesëmarrjen në kampionatin evropian të karatesë. Si dhe, në anën tjetër, u tërhoq edhe ftesa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët do të merrnin pjesë në Konferencën e organizuar nga kryetari i Komisionit për Integrime i Kuvendit të Serbisë, Nenad Canak.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se këto veprime janë dëshmi e qasjes anti-evropiane të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.
“Dy vendime brenda një dite nga Qeveria e Serbisë: 1. Ndalimi i sportistëve kosovarë në kufi për të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian; dhe 2. Ndalimi i hyrjes për deputetët e Kosovës duke mos i lejuar të marrin pjesë në konferencën e paqes, është dëshmi e qasjes antievropiane të Serbisë ndaj fqinjëve”, është postimi i plotë i Hoxhajt.
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...