Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti.
“Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë, siç u shpreh ai.
“Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.
Në fund të reagimit të tij, Hoxhaj tha se përgjegjësia e plotë për këtë i takon kësaj qeverie, dhe u shpreh se “do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve!”. “Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike.”, ka shkruar Hoxhaj në fund./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...