Imami nga Drenasi,Osman Musliu ka përdorur fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.
Përmes një statusi në Facebook, Musliu ka fyer Lladrovcin, duke quajtur budalla, transmeton Indeksonline.
Madje ndër të tjerash sipas tij, Lladrovcin e kishin përzënë nga Tirana.
Shkrimi i Musliut:
Paska reagua ja “MIZI” ja “IZI”
Sikur budallaku t’kishte qenë me tatim, atëherë Komuna e Drenasit me Kryetarin e saj do ishin tatimpaguesit më të mëdhenjë në këtë vend!
Sot Komuna e Drenasit paska shkruar një shkarravinë ndaj reagimit tim në lidhje me skandalin e djeshëm. Reagimi im kishte të bënte me agjendën e vizitës se djeshme të z. Rainer Wieland në Drenas. Në një vend ku pothuajse të gjithë qytetarët janë Shqiptarë Musliman,zyrtarët e komunës bëjnë një agjendë provokative duke vizituar bjeshkët e Llapushnikut dhe “Objektin e fesatit”në atë vend. Ndërsa vizita në xhami neglizhohet qëllimisht. Jo pse jam merak të takohem e servilohem siq bëjnë këta tek zyrtarët politikë tek të huajt. “Kryetar”dhe ju pushtetarët e Drenasit, duhet ditur se Xhamia e Drenasit nuk është e Mulla Osmanit por e krejt qytetarëve të Drenasit. Për këtë arsye nuk guxoni për inatin dhe xhelozinë që keni ndaj meje ti neglizhoni qytetarët e këtij vendi.
Ndërsa për kokën e këtyre udhëheqësve komunal e kam një porosi: nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje. Mirëpo duhet pasur kujdes sepse përzënia nga Ambasada e Tiranës mund të të pasojë më atë nga Komuna e Drenasit.

Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...