Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot për në Bruksel, për ta bartur misionin dhe vizionin e saj për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian si dhe për të i’u konfrimuar edhe lidershipit në Bruksel se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-integruese.
“Në vizitën e parë jashtë shtetit ministrja e Integrimit Evropian, Hoxha, do të hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë Kosova në jetësimin, në terren të MSA-së, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me Agjendën për Reforma Evropiane, marrëdhëniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA-së, për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërin e saj në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...