Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se janë intervistuar disa persona si dëshmitarë të mundshëm në lidhje me vrasjen e policit, Muhamed Lika.
Ai ka thënë se polica është duke punuar në ekzaminimin e dëshmive.
“Është një rast shumë i rëndë që ka ndodhur para dy netësh. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes… ka intervistuar disa persona si dëshmitare të mundshëm. Po punohet në ekzaminimin e dëshmive në pjesën teknike… Akoma nuk kemi arrit me verifiku se a ka ndonjë ndërlidhje mes rastit të vrasjes dhe problem të mëhershme”, ka deklaruar ai, për tëvë1.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bëri të ditur të mërkurën se rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra nga dy persona në shkallët e ndërtesës ku banon teksa po kthehej nga puna, dhe se autorët e dyshuar ndodhen në arrati.
Çerkini tha se autoritetet janë duke punuar për të zbardhur motivet dhe arsyet e vrasjes.
“Nga të dhënat që kemi, dy personat kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nuk kemi më shumë informata. Nuk kemi ndonjë tregues që rreshteri Lika ka pasur ndonjë problem, qoftë me procedural që i ka zhvilluar qoftë si zyrtar policor, apo ndonjë problem personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes së tij”, tha Çerkini.
Në vitin 2021, një lokal i Likës ishte djegur nga persona të panjohur, por kryeprokurori Çerkini tha se nuk ka prova që tregojnë se këto dy ngjarje lidhen.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...