Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituat sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Hoti falënderoi mantilbardhët për punën tash e disa muaj që kanë bërë në luftimin e pandemisë, raporton arbresh.info.
Hoti, pohoi se mantelbardhët janë ata të cilët çdo ditë përballen direkt me Covid-19.
“Faleminderit vërtetë për punën. Ju kur vini në mëngjes përballeni me rrezikun krahasuar me ne që punojmë nga zyrat. Po duket se do të vazhdojmë edhe një kohë me këtë. Rënia e shifrave na ka dhënë një relaksim dhe qetësie shpirtërore në shtëpitë tona dhe për këtë dua të ju falënderoj juve”, u shpreh Hoti.
I pari i qeverisë, paralajmëroi se spitali për Covid do të bëhet gati për vjeshtë.
“Objekti duhet të bëhet gati që besoj për vjeshtë. Vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejtë”, theksoi kryeministri Hoti, duke shtuar se situata tani është më e mire duke i parë se si në rrugë dhe në shkolla po respektohen rregullat anti-Covid.
Shefi i qeverisë, tha se Kosova duhet të përgatitet edhe për valën e dytë të koronavirusit.
” Kemi korrë rezultate të jashtëzakonshme dhe duhet t’i mbajmë. Vala e dytë e pandemisë ka prekur shumë shtete të zhvilluara dhe ne duhet të përgatitemi”, tha Hoti.
Në fund kryeministri u uroi shërim me të shpejt personave që janë prekur nga Covid-19./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira