Për keqardhje janë deklaratat për kontrabandim deputetësh nga koalicioni PAN, sipas Avdullah Hoti, pretendent për kryeministër i LAA.
Ai tha se vija e kuqe vazhdon të mbetet e fuqishme karshi PDK-së.
“Ne kemi vija të kuqe me PDK-në. Në fakt PDK duhet të reflektojë shumë gjatë që ta shohin se pse kurrkush nuk do të bashkëpunojë me ata… Nuk ka asnjë zyrtar në LDK që mbështet PDK-në, asnjë zyrtar, as AKR që kanë bashkëpunuar më herët me ta, as Vetëvendosja siç i kam dëgjuar krerët e
“Çfarë mendësie politike e koalicionit PAN është që të krijohet një qeveri duke kontrabanduar deputetë nga koalicionet tjera, unë e di që ata kanë para boll, është krejt hipotetike, ajo çfarë po flas është krejt prej deklaratavë të zyrtarëve të koalicionit. Kush janë ata njerëz që do ta votojnë, a i kanë kontrabanduar?”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Jam i bindur se asnjë prej deputeteve tonë nuk do ta votojë koalicionin PAN”.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...