Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së Naser Ramadani kanë mbajtur konferencë për medie për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit Kryeministri Hoti njoftoi se vaksina mund të vijnë në muajin shkurt.
Hoti ka deklaruar se për këto vaksina është bërë punë ë madhe , raporton Arbresh.info.
“Strategjia e imunizimit, është bë një punë e madhe e këtij komuniteti në pjesëmarrje të doktorëve të QKUK, e cila do të kalojë shpejt në komitet dhe do të miratohet dhe do vijë edhe në qeveri. E mira e tij është që do caktohen qartë prioritet e vaksinimit. Personat më të moshuar, personat që kanë rrezikshmëri të lartë. Kjo strategji parasheh në detaje për me krijua kapacitete të nevojshme, gjë që shpërndahet në tërë Kosovën. Komunat udhëzohen ti përgatisin listat, dhe do bëhen publike”, tha Hoti, shkruan arbresh.info.
Shefi i qeverisë bërë të ditur se 20 mijë qytetarë do të vaksinohen.
“Të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës”, tha Hoti.
Hoti përmendi edhe sasinë e vaksinave që Kosova pritet të marrë.
“Dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer proceduar për 720 mijë vaksina”, tha Hoti.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...