Kulla e Bashor Pren Gegaj, e njohur si “Kulla e Bashoreve”, është kullë e vjetër që nga mesi i shekullit XIX. Ka shërbyer si shtëpi banimi për rreth 102 anëtarë të familjes Gegaj. Po ashtu ka shërbyer si strehimore për shumë të përndjekur politik nga okupatori jugosllav në vitet e ’50-ta.
Sot anëtarët e familjes Gegaj janë rreth 300 anëtarë me rreth 45 shtëpi dhe jetojnë në fshatin Gurakoc të Komunës së Istogut.
Në këtë kullë ka qenë në vizitë si nënkryetar i PDK-së, Rexhep Hoti dhe kryetarja e gruas së PDK-së, Justina Shiroka-Pula.
Në këtë takim shumë të ngrohtë, është folur për kullën dhe mirëmbajtjen e saj. Hoti ka premtuar se në Qeverinë e ardhme do të merren të gjitha masat që ky monument kulturor do të ketë mbështetje financiare nga shteti, si objekt me rëndësi të veçantë të trashëgimisë kulturore.
Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti u ka premtuar familjarëve se ky objekt me rëndësi të veçantë do të rinovohet në tërësi.
“Kulla e Bashoreve”, ka një arkitekturë të veçantë, e ndërtuar me kombinimin gurë, tjegulla dhe drunj./arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...