Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për hapjen e 28 kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE.
Hoti deklaroi se shpreson që të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllën në kohë rekord.
Ai shtoi se i gjithë spektri politik në Shqipëri, pavarësisht dallimeve, ka përgjegjësi në kuadër të këtij procesi.
“Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi. Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare”, deklaroi Hoti.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...