Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes së tij.
Hoti tha se Agani do të mbetet ndër kolosët e mendimit politik dhe filozofik të Kosovës në shumë dekada të përpjekjeve për avancim të vetëdijes kombëtare.
“Sot kujtojmë humanistin, filozofin e politikanin e papërsëritshëm, Akademik Fehmi Aganin, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova. Profesor Agani mbetet ndër kolosët e mendimit politik dhe filozofik të Kosovës në shumë dekada të përpjekjeve për avancim të vetëdijes kombëtare; për ngritje të institucioneve shtetërore, për vendosjen e institucioneve arsimore dhe shkencore të Kosovës në hartën evropiane të arsimit dhe shkencës; për ndërtimin e kulturës së pluralizmit politik në Kosovë; për politikbërjen e mençur dhe diplomacinë e lartë që mori vëmendjen e botës demokratike. I përjetshëm kujtimi për Akademik Fehmi Aganin!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...