Kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti tha sot para qytetarëve të Malishevës se do të vazhdoj mbështetja për këtë komunë siç ka ndodhur në dy vjet e gjysmë të qeverisjes së LDK-së.
Hoti u premtoi atyre investime të mëdha në bujqësi duke thënë se shumë qytetarë të kësaj ane sigurojnë të ardhurat nga ky sektor, shkruan arbresh.info.
“Ky program do t’i mundësojë Kosovës një shkëputje të madhe nga e kaluara. Sot njeriu më atdhetar është njeriu që krijon vende pune, që lufton korrupsionin e që respekton ligjin. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Malishevën ashtu siq e kemi mbështetur gjatë dy viteve e gjysmë, me plot projekte e në veçanti me bujqësinë, vreshtat. Plot familje nga kjo anë i kanë siguruara të ardhurat prej bujqësisë.Do të trefishojmë subvencionet nga janari i vitit 2018 por duket siguruar që këto subvencione do të arrijnë tek bujku”, ka thënë Hoti./Arbresh.info.
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?