Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, tha të premten, gjatë takimi me strukturat e partisë në Podujeve, se qeveria Kurti e kishte dërguar vendin buzë shkatërrimit duke e shndërruan Kosovën në Kore të Veriut, me sanksione të ashpra ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
” Është momenti me e ditë qytetarët që qeveria paraprake e ka izolu vendin dhe ka qenë duke e dërguar vendin në shkatërrim total duke e kthy Kosovën në Kore të Veriut, duke i prishë marrëdhëniet edhe me Tiranën diçka që askush se ka paramenduar. Kjo ka qenë arsyeja pse ne është dashtë të marrim vendimin me u tërheq prej qeverisë paraprake. Falë qeverisjes tonë shumë prej këtyre dëmeve janë sanuar dhe Kosova është kthyer në kursin perëndimor”, tha Hoti.
Ai foli edhe për zyrtarizmin e bashkëpunimit të djeshëm ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
“Ajo që ndodhi dje e ka vërtetuar atë shprehjen e kamotshme popullore që secili e merr atë që e meriton. Në fund sillesh e pështillesh edhe e merr atë që meriton. Me atë marrëveshje që dje e kanë arritë e kanë marrë atë që ë meritojnë, të dytë së bashku në pako. Besoj që Podujeva dhe Llapi duhet me u ba gati që të dyve bashkë, me ua tregu vendin”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.
Sipas tij në këto zgjedhje LDK nuk ka vetëm kundërshtar politik por ka kundërshtar të shtetit të Kosovës që synim kanë rrënimin e demokracisë.
“E kemi pa ditë me parë se çka ndodhi në Uashington dhe kjo është me rëndësi me e kuptu se ne duhet të angazhohemi për të ruajtur demokracinë sepse demokracia rrezikohet në çdo vend e edhe në SHBA. E këta kundërshtarët tanë që i kemi përballë në këto zgjedhje janë duke e rreziku demokracinë tonë. Por LDK do të mobilizohet dhe do t’u dalë përballë përpjekjeve të tilla”, tha Hoti.
Ai kërkoi mobilizim të llapjanëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, në mënyrë që LDK të arrijë të ndalë shkatërrimin e Kosovës. /Arbresh.info/
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...