Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LFD), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë se nuk po punojnë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët.
Sipas tij, kjo dëshmohet me ndarjet buxhetore këto vite që shkuan, si dhe në planifikimet në tri vitet në vijim, përcjell Arbresh.info
“Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2025-2027, të cilën Qeveria e ka sjell në Kuvend para disa jave, shpenzimet për mbrojtje mbesin larg standardit të NATO-s prej 2% të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
“Kështu nuk ndërtohet një ushtri që tenton të anëtarësohet në NATO. Kështu nuk mund të mbahet as stoku aktual i armatimit. Me këtë buxhet do të kemi largim të kuadrove nga ushtria. Me këtë buxhet nuk do të jetë tërheqëse për të rinjtë për të ndërtuar karrierë ushtarake”, tha në fund ish-kryeministrit Hoti./Arbresh.info
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit