Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur krenar me arritjet e ushtrisë së Kosovës.
Misioni i FSK-së në Kuvajt, sipas Hotit, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës së të gjithë të rënëve për lirinë e saj, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA.
Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision.”/arbresh.info/
Misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve…
Posted by Avdullah Hoti on Saturday, May 8, 2021
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës