Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.
Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit, ai ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot në orën 24:00.
I ftuar në emisionin “Komiteti”, Hoti ka pohuar se në listën zgjedhore të koalicionit, nga radha e LDK-së do të jenë njerëzit më të aftë të strukturave.
“Jo, zotëri Mustafa nuk është në listë. Unë do t’i prijë listës. E tëra që mund të ju them është se do të befasoheni me listën e profesionistëve që do të bëjë LDK. Ndërkohë për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot do të finalizohet ajo”, ka thënë Hoti ne emisionin “Komiteti”.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...