Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj u takuan me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se me emisarin Escobar diskutuan për sfidat në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
“Sot, bashkë me kolegun deputet Driton Selmanaj, ishim të nderuar ta takonim përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. Takimin e karakterizuan biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.”, shkroi Hoti.
Ndër të tjera, deputeti opozitar tha se bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën.
“Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...