Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se procesi i dialogut nuk do të udhëhiqet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Kemi ndërtuar një qasje të tillë që dialogu që do të udhëheq unë si kryeministër i vendit, do të bazohet mbi Kushtetutën. Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë, pasi kështu e thotë Kushtetuta; këtë rol nuk mund ta marrë Thaçi”.
“Unë jam në krye të dialogut, ndërsa presidenti e ka rolin e vet kushtetues si kreu i shtetit”, ka thënë Hoti në Rubikon në Klan Kosova.
Hoti ka thënë se nuk ka mund ta konfirmojë nëse marrëveshja finale me Serbinë do të përmbyllet deri në fund të vitit.
“Nuk dialogojmë për integritetin territorial të Kosovës; nuk dialogojmë për karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti, duke aluduar që marrëveshja e cila do të arrihet duhet të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Hoti, ka folur për mundësinë e diskutimit të shkëmbimit të territoreve si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.
Ai ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka mandat për një gjë të tillë.
“Nuk dua, as nuk e përkrah dhe nuk kam mandat që të negocioj një marrëveshje për cenim të integritetit territorial të Kosovës dhe korrigjim të kufijve”, është shprehur ai.
Hoti ka folur edhe rreth heqjes së flamurit të Kosovës nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, duke thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.
“Rakiq i ka të gjitha simbolet e Kosovës në zyrën e tij. Simbolet e shtetit të Kosovës janë aty ku kanë qenë”, ka thënë Hoti.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...