Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i shoqëruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se është nder dhe privilegj i veçantë që festën e flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ta kremtosh në vendin që ka kontributin më të madh në realizimin e projekteve të kombit tonë.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook tha se liria, pavarësia dhe demokracia e shqiptarëve, sot është falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Faleminderit për ftesën nga Federata Panshqiptare “ Vatra”. Urime 28 Nëntorin shqiptarë kudo që jeni. Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë SHBA”, shkroi ai teksa ndau me publikun edhe disa fotografi nga atje./arbresh.info/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...