Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar për hipokrizi në qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Washingtonit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bashkëngjitur dy deklarata të presidentes – një nga viti 2021 dhe një tjetër nga viti 2025 – për të theksuar ndryshimin e qëndrimit të saj.
Sipas tij, Osmani dikur e cilësonte këtë marrëveshje si “cenim të rendit kushtetues” dhe “rrezik për shtetin”, ndërsa tani e konsideron “një marrëveshje të mirë” dhe pohon se është zbatuar.
Postimi i plotë i Hotit:
Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës!
Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”.
Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme.
Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohi ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethabat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik./Arbresh.info
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...