Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, u takua dje me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në largim, Ruairí O’Connell.
Në takimin e shkurtër të mbajtur në kabinetin e ministres Hodžić, u diskutuan sfidat e zakonshme me të cilat po përballen qeveritë lokale, veçanërisht kur bëhet fjalë për legjislacionin.
Në anën tjetër, bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme të krijohen mundësi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet etnike, për të vlerësuar se Kosova mund të ketë një të ardhme të ndritshme. Lufta kundër korrupsionit dhe anomalive të tjera të shoqërisë sonë, duhet të jetë një proces në të cilin vetë qytetarët do të japin kontributin e tyre.
Në emër të MAPL-së, ministrja Hodžić falënderoi ambasadorin në largim për bashkëpunimin e deritanishëm.
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...