Pajazit Jashari ka pranuar për herë të parë të flasë për historinë e jetës së tij, e cila lidhet me vuajtjet në burgjet e ish-Jugosllavisë. Si mysafir në emisionin Frontal Live në T 7, Jashari nga Podujeva, që ishte burgosur në vitet 80-ta në moshën 16-vjeçare, ka rrëfyer për përjetimet e tij në burgjet e Jugosllavisë dhe vuajtjet e shqiptarëve që qëndronin brenda tyre.
Në një rrëfim që nuk është dëgjuar më herët, Jashari ka treguar se si ka ikur not nga burgu famëkeq i Goli Otokut dhe më pas ka kaluar në Itali.
Po ashtu Pajaziti ka treguar edhe për kohën që ka qëndruar në burg me Adem Demaçin dhe momentin kur shteti serb përmes huliganëve të burgosur kanë dashur ta vrasin Demaçin.
Për më shumë shikojeni intervisten dhënë për Frontal dhe mësojeni historinë e tij për cka janë interesuar edhe producentë anglez të cilët duan ta bëjnë film.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...