Çarshia e Vjetër në Gjakovë, apo e njohur ndryshe si pazari i vjetër i Gjakovës, ishte zemra e ekonomisë në Gjakovë.
Me një sipërfaqe prej rreth 35.000 m², me gjatësi të rrugës kryesore 1 km, rreth vetës mbante 525 dyqane, e pikërisht në këtë pjesë kanë qenë të stacionuara të gjitha xehet.
E me kohë këto dyqane kryesisht punëdore janë shndërruar në kafene.
Zyrtari komunal për trashëgimi kulturore, Leutrim Binxhija, për arbresh.info, tregon në detaje historinë e Çarshisë së Vjetër.
“Jemi në Qarshinë e Madhe të Gjakovës, që qyteti i Gjakovës njihet me të. Kjo Qarshi ka qenë një nga qarshitë më të mëdha në Ballkan, diku me 525 dyqane, e cila ka qenë një qendër tregtare, zejtare dhe administrative”, tregoi Binxhija.
E ndërtuar me stil tradicional, gurë, dru qerpiçë, qeramidhe e vjetër, e plumb, Çarshia e Madhe i mbijetoi kohës.
Pjesa më e madhe antike e Çarshisë është ruajtur me fanatizëm, edhe pse në luftën e fundit ishte djegur.
“ Kryesisht është rujt, p.sh e kemi të shtrume me kalldrëm ndërsa kjo pjesa është e shtrume me rrasa, që gjatë muajit shtatorë do të shtrohet ndërkaq pjesa tjetër e Qarshisë është e shtrume me kalldrëm që ka qenë përpara”, tha Binxhija.
Binxhija tutje përmend disa nga familjet të cilat nderë vite kanë ruajtur dhe gjenden akoma dhe janë pjesë e kësaj çarshie.
“E kemi familjen Qarri, një familje me shumë breza mbi 200 vite të cilët kanë punu me kutia të njohura si paja të nuses, djepat, arkivolet. E kemi edhe xehen tjetër qeleshepunuesit që familja Kika mundohet pak a shumë ta rujt traditën”, tha Binxhija.
E rrethuar me objekte fetare e pastaj me dyqane e kafene, Çarshia e Madhe ishte qendra rreth të cilës zhvillohej jeta.
Aty ku prodhoheshin, bliheshin e shiteshin mallrat e që njihej si hapësirë socializimi, në kujtesën e gjakovarëve ajo do të mbetët përherë si simbol i Gjakovës./arbresh.info/

Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...