Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur sot shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik.
Në bazë të shortit u vendos që të hetohet në detaje pasuria e 20 për qind të zyrtarëve që i bie 850 prej tyre, shkruan arbresh.info.
Shaip Havolli, kryetar i AKK-së ka thënë se gjatë këtij viti janë hetuar 110 raste të deklarimit të pasurisë ndërkohë që në 30 raste janë ngritur edhe kallëzime penale.
Ndërkaq, në vitin e kaluar ishin ngritur kallëzime penale në mbi 50 raste të deklarimit të pasurisë.
“Prapë do të fillojmë të bëjmë kontrollin, fillimisht do të shohim se a ka gabime materiale pastaj do të fillojmë kontrollin në mënyrë të detajuar. Kemi hetuar 110 raste të deklarimit të pasurisë vetëm gjatë 2017 ku në mbi 30 raste kemi ushtruar kallëzime penale”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, AKK, në bazë të nevojës mund të bëjë kontrollin edhe të pasurisë së zyrtarëve të tjerë nëse vërehet se ka shpërputhje të mëdha mes të hyrave dhe pasurisë./Arbresh.info.
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...