Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka pritur të shtunën në takim kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Hetemi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me FFK-në kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi teksa ka shtuar se me Ademin kanë vizituar disa prej tereneve sportive në Leposaviq, përcjell Arbresh.info.
“Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve”, ka shkruar Hetemi.
“Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje”, thuhet tutje në njoftimin e Hetemit./Arbresh.info.
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...